Gjatë ditës së sotme u raportua se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pritet të bëjë shkarkime në kabinetin qeveritar.Pjesë e shkarkimeve u th se do të ishin zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Goran Rakiç, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministri në detyrë për Kthim dhe Komunite, Dalibor Jevtiq.Por këto lajme u mohuan nga zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.
A do të ketë shkarkime të ministrave nga Avdullah Hoti?! Flet Besnik Tahiri

Tahiri në një bisedë për “Gazeta Blic” ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se nuk pritet të ketë shkarkime në kabinetin qeveritar.“Jo nuk pritet të ketë shkarkime” tha Tahiri për Gazeta Blic.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme dha dorëheqjen nga pozita e Ministres në Detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.
Dorëheqja e Stubllës erdhi pas publikimit të video-incizimeve nën dyshimet për manipulim të votave në favor të saj.Stublla u zëvendësua në këtë psot nga zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, i cili po ashtu vjen nga radhët e AAK-së./Gazeta Blic/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Çmimi i naftës shkon në 1.79 euro, Qeveria s’e ka opsion heqjen as të TVSH-së e as akcizës

Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së nuk ofron asnjë garanci se do të reflektohet te çmimet finale

Këtë javë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

