- Reklama -

A do të bëjë VV koalicion pas-zgjedhor me ndonjë parti politike për formimin e institucioneve, flasin nga partia e Albin Kurtit

 

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese absolute në zgjedhjet e së dielës, duke arritur t’i marrë mbi 50 deputetë, ende pa u numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës. Mirëpo, këta deputetë ende nuk janë të mjaftueshëm që kjo parti t’i formoj institucionet, shkruan GazetaBlic.Por, partia e Albin Kurti s’e ka në mendje që të bëjë koalicion paszgjedhor me ndonjë parti politike, përveç bashkëpunimet me pakicat joserbe.Kështu ka thënë për GazetaBlic zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.

- Reklama -

“Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit është historik jo vetëm për nga numrat por edhe për nga domethënia e tij. Qytetarët asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të prerë e më të qartë se duan ndryshim rrënjësor si në politike-bërje ashtu edhe në qeverisje. Prandaj reforma në subjektet tjera është e domosdoshme. Ajo më së mirë arrihet në opozitë. Ne presim që të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë dhe institucioneve. Do të presim të shohim edhe deputetët e tjerë të komuniteteve jo-serbe dhe kështu të fillojmë bashkëpunimin drejt formimit të institucioneve të vendit”, është shprehur Kryeziu.
Për formimin e Qeverisë së Kosovës nevojiten 61 deputetë, ndërkohë që për të parin e shtetit duhen 81 deputetë.Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind./GazetaBlic

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort