Temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe intensifikojnë shqetësimin që kanë pacientët. Këto janë dhimbje, skuqje, djegie, kruajtje, ndjenje e rëndese…
Komplikohen sëmundjet venoze; inflamacionet, ekzema venoze ose njollat e kuqe në këmbë mund të shfaqen. Këto janë probleme që përkeqësohen ndjeshëm gjatë verës.
Kjo krijon probleme shtesë, ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell nuk rekomandohet, jo vetëm për shkak të venave, por edhe për shkak të sëmundjeve të tjera, transmeton Telegrafi.
Por, gjithsesi, aktivitetet në natyrë, në ujë, ndihmojnë ndjeshëm simptomatologjinë e sëmundjes venoze. Ecja, noti, janë aleatë të mirë të venave tona, por banja në diell që maskon vetëm pamjen, duke errësuar lëkurën, nuk rekomandohet aspak.





