- Reklama -

Me 19 shtator grumbullohet Kosova, këto pritet të jenë risitë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të grumbullohet këtë muaj për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ku ndeshen me Irlandën e Veriut me 24 shtator ndërsa me 27 shtator luan me Qipron.

Demokracia mëson se përfaqësuesja do të grumbullohet me 19 shtator derisa priten disa risi.

- Reklama -

Emri më i ri në ekipin kombëtar pritet të jetë mesfushori i Antwerp në Belgjikë, Laurit Krasniqi i cili muaj më parë i tha po Përfaqësueses së Kosovës.

Përveç tij në ekip pritet të rikthehet edhe mesfushori Bersant Celina. Risitë më të mëdha këtë herë do të jenë nga Superliga ku dy futbollistë të Ballkanit është duke i vëzhguar me shumë vëmendja trajneri Alian Giresse dhe pritet t’i ftojë.

Në dilemë mbetet Valon Berisha i cili është larguar nga Evropa për t’iu bashkuar kampionatit australian, derisa priten lajme edhe nga Edon Zhegrova, i cili ka pasur një lëndim nga ndeshja e fundit me Lillen dhe duhet shikuar a mund të rikuperohet deri atëherë, edhe pse gjasat janë shumë të mëdha që të jetë gati.

Në ekip do të jetë edhe Milot Rashica, pavarësisht se në ndeshjet e fundit nuk është duke u përfshirë në Norwich, derisa lajmi i mirë është se Mërgim Vojvoda pas lëndimit që kishte tashmë ka kapur formën e mirë dhe do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort