- Reklama -

Dhunimi i 11-vjeçares: IPK nis hetimet për neglizhencën eventuale të zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur një hetim në rastin e 11-vjeçares për të parë nëse ka pasur ndonjë neglizhencë eventuale të zyrtarëve policorë.

“IPK ju konfirmon se kemi filluar një hetim paraprak që të shohim dhe verifikojmë se cilat kanë qenë veprimet ose neglizhenca eventuale të zyrtarëve policorë në lidhje me dy rastet e raportuara për vajzën e mitur”, thuhet në në një përgjigje të IPK-së për Telegrafin.

- Reklama -

Një 11-vjeçare dyshohet së është dhunuar nga pesë persona, më 27 gusht, në Prishtinë.

Rasti nxiti reagime të shumta, si nga udhëheqësit e institucioneve, ashtu edhe nga përdorues të tjerë të rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës njoftoi se viktima është dërguar në një strehimore.

Lexo po ashtu:
Vazhdon përplasja ndërinstitucionale për dhunimet, Ministria e Drejtësisë- Këshillit Prokurorial: S’do të heshtim ndaj performancës së dobët
Vazhdon përplasja ndërinstitucionale për dhunimet, Ministria e Drejtësisë- Këshillit Prokurorial: S’do të heshtim ndaj performancës së dobët
Rasti u përkeqësua edhe më tej kur u mësua se gjashtë persona tjerë u arrestuan nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Për rastin më 30 gusht ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”.

Një ditë pas dorëheqje ka dhënë edhe Ali Gashi, i cili ka udhëhequr Drejtorinë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Më 2 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe për dy shkarkime.

Ndërsa gjatë së dielës ka pasur përplasje mes institucioneve në lidhje me efikasitetin e institucioneve të drejtësisë për trajtimin e rasteve të përdhunimeve./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort