- Reklama -

Hyn në fuqi vendimi për dokumentet/ Flet ish-ministri i Brendshëm

Sot edhe zyrtarisht hyn në fuqi vendimi për dokumentet për hyrje/dalje në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo, pasi që pas shumë negociatave të shtunën e 27 gushtit u arrit marrëveshja që të njihen letërnjoftimet e njëra -tjetrës dhe të mos lëshohen dokumente për hyrje/dalje, shkruan Front Online.

- Reklama -

Për arritjen e marrëveshjes njoftoi përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ai kishte shkruar se pas dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia kishte rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe se Kosova ishte pajtuar që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe.

Pikërisht një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit, për këtë marrëveshje në të gjitha pikat kufitare që çojnë nga Serbia në Kosovë janë vendosur shënimet, në të cilën thuhet se mundësia e përdorimit të kartave të identitetit të Kosovës është bërë ekskluzivisht për “arsye praktike”, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, dhe se nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

Lidhur, me arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe për këto shënime të vendosura për Front Online ka folur ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

“Sa i përket çështjeve praktike siç thonë ata ato nuk janë çështje praktike, por janë marrëveshje të cilat janë nënshkrua dhe janë dakorduar dy qeveritë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Mustafa, për Front Online.

Mustafa, është shprehur i bindur se marrëveshja do të zbatohet.

“Marrëveshja, patjetër që do të zbatohet se si i quajnë ata nuk është me rëndësi. Me rëndësi është se ata i posedojnë dokumentet dhe do të jenë dokumente legjitime për të kaluar kufirin”, ka thënë ai.

Që kjo marrëveshje do të zbatohet e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu.

“Po do të zbatohet, sepse vet vendosja e pankartave tregon këtë. Nuk pres, të ketë ndonjë incident”, është shprehur Spahiu, për Front Online.

Sot do të hyjë në fuqi edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe.

Ani, pse një marrëveshje e tillë nuk është arritur mes të dyja palëve.

Pronarëve të automjeteve me targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë pajisur nga 10 qershori 1999 e deri më 21 prill 2022, do t’iu mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS.

Për t’u kryer kjo punë, pronarët e këtyre veturave kanë në dispozicion dy muaj, nga nesër e deri më 31 tetor

Ky vendim ishte marrë në mbledhjen e 29 qershorit të këtij viti dhe ishte planifikuar që të fillojë së zbatuari më 1 gusht, por për shkak të tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës, vendimi u shty për një muaj./Front Online

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort