- Reklama -

Sinjale pozitive për vizat, ky shtet premton përkrahje për Kosovën

Çekia do të shtyjë përpara agjendën e Ballkanit Perëndimor përgjatë kohës sa do të kryesojë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Një nga çështjet për të cilën do të bëjnë përpjekje për të lëvizur përpara është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, raporton Euractiv, transmeton Gazeta Express

Kështu ka thënë ambasadorja e Çekisë në Sarajevë, Ivana Hlasova.

- Reklama -

“Këtij vendi iu vendosen kushte dhe i plotësoi disa vite më parë, siç e konfirmoi Komisioni Evropian në atë kohë. Megjithatë, kërkesa për pajisje me viza nuk është hequr ende. Kjo është një çështje e qartë për ne dhe ne do të përpiqemi ta çojmë përpara aq sa mundemi”, ka thënë Hlasova.

Plane të tjera çeke tashmë po marrin formë, me Francën që gjeti një mënyrë për të zhbllokuar mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke i hapur rrugë fillimit të bisedimeve të zgjerimit për këtë të fundit dhe Shqipërinë.

Mosmarrëveshjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor janë diçka që Republika Çeke dëshiron të eliminojë nga procesi i zgjerimit të BE-së, ka deklaruar Hlavsova.

“Ka kaq shumë mosmarrëveshje dypalëshe në Ballkanin Perëndimor, saqë kjo mund të ndalojë plotësisht procesin e zgjerimit. Prandaj, ne vazhdojmë të themi – zgjidhini problemet tuaja dypalëshe mes vete”, ka theksuar ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort