Sekretari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha në një komunikatë për media ka njoftuar lidhur me agjenden me rastin e 24 vjetori i Epopesë së Vrrinit.
“24 vjetori i Epopesë së Vrrinit, kjo eshte agjenda e aktivitetevë nderuara familje të Dëshmorëve,Invalid,Veteran të UÇK-së dhe ju qytetar në 24 Vjetorin e Epopesë së Vrrinit e cila ndodhi në datat 1 , 2 ,3 ,4 të Shtatorit të vitit 1998 OVL e UÇK në Prizren dhe shoqata të dalura nga lufta organizojnë vizita në varreza si dhe lapidare.
Kjo është agjenda e plotë e aktiviteteve në këto data:
* 01.09.2022 në oren 10:00 homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovic.Në orën 10:30 homazhe pranë shtatores së Heroit Selajdin Berisha.Në orën 11:00 pranë shtatores së Heroit Xhevat Berisha.Në orën 12:00 homazhe pranë lapidarit në Fshatin Kushnin.Në orën 12:30 homazhe në varrezat e Dëshmorëve ne fshatin Lez si dhe pranë lapidarit në fshatin Lez.
* 02.09.2022 në orën 10:00 homazhe pran lapidarit ne Hoqe te Qytetit.Ne ora 10.30 pranë lapidarit ne fshatin Jeshkovë si dhe në varrezat e dëshmorve dhe martirëve të këtij fshati.Në orën 12:00 homazhe pranë lapidarit në fshatin Malsi e Vrrinit (Lybiqev).
*03.09.2022 OVL e UÇK në Prizren në bashkëpunime me Shoqatën e Bjeshkatarëve Sharri në Prizren organizojnë ecje Shtigjet e Agimit 1999-2022 duke u bërë grumbullimi i gjithë të interesuarve pranë Super Viva e cila gjendet pranë pompës së benzinës Shell tek qendra e regjistrimit të automjeteve dhe nisja bëhet në ora 7:30.
Për ta nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe Martirëve ftoheni të gjithë që të merrni pjesë në këto përkujtime.Me respekt sekretari i OVL-UÇK në Prizren Isa Berisha.