- Reklama -

Dhunimi i 11-vjeçares/ 26-vjeçari figuron në databazën e policisë si i dyshuar për vepra penale të ngjashme

Njëri nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Ekrem Rexhepi (26-vjeç), në databazën e Policisë së Kosovës figuron si i dyshuar edhe për vepra penale të ngjashme dhe për vepra penale tjera, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilën e posedon Gazeta Express.

Një vajzë e mitur, vetëm 11-vjeç, dyshohet se u dhunua të shtunën nga pesë persona. Katër nga ta janë arrestuar, në mesin e të arrestuarve është Ekrem Rexhepi dhe vëllai i tij i mitur, të dyve dje u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, veç e veç.

- Reklama -

Sipas prokurorisë, Ekrem Rexhepi “në databazën e policisë dhe prokurorisë figuron si i dyshuar edhe për vepra penale të ngjashme dhe po ashtu edhe për shumë vepra penale tjera”, transmeton Gazeta Express.

Të hënën në mbrëmje u konfirmua arrestimi i dy personave tjerë të dyshuar për dhunimin e vajzës, ndërsa policia më vonë njoftoi për identifikimin e personit të pestë të dyshuar. I cili sipas policisë është kërkuar në shtëpi por nuk është gjetur dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor.

“Lidhur me rastin e “ dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër (4) persona, personi i pestë (5) është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor”, ka njoftuar policia në mbrëmjen e së hënës.

Prokuroria, bazuar në deklaratën e viktimës, në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj 26-vjeçarit, përshkruan sesi ka ndodhur dhunimi i së miturës.

“Përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria, transmeton Gazeta Express.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

Për ngjarjen që tronditi Kosovën është thirrur edhe protestë. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të mërkurën do të protestojnë duke nisur nga ora 12:00. Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Aty do të kërkohet mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit, si dhe legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray).

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka qujatur tronditës dhe çnjerëzor dhunimin seksual të së miturës 11 vjeçe.

“Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës”, ka shkruar Osmani ndër të tjera.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort