Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë nesër seancën e radhës plenare.
Seanca parashihet të nis në ora 10:00.
Në kuadër të pikave të rendit të ditës janë gjithsej 9, në mesin e tyre edhe deklarimet jashtë rendit të ditës.
Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,
Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.
