- Reklama -

Lirohet nga spitali njëri nga policët e lënduar në Skenderaj

Dy zyrtarë policorë u sulmuan të shtunën rreth mesnatës në Skenderaj, njëri nga ta u plagos me armë e tjetri pësoi lëndime trupore nga goditjet me mjet të fortë.

Ata ishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për t’u trajtuar.

- Reklama -

Njëri nga ta është liruar sot nga spitali.

Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Zyra për informim e SHSKUK, ju informon se njëri është lëshuar në shtëpi pas tretmanit që ka marrë, kurse tjetri po vazhdon trajtimin në Klinikën e Ortopedisë”, thuhet në përgjigje, për Kallxo.com.

Në rast janë përfshirë ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe tre familjarë të tij.

E të hënën ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakut, i dyshuar për përfshirjen në incidentin ku u plagosën dy policë, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, u ka caktuar paraburgim edhe dy familjarë të tjerë të Lushtakut, F.L., dhe A.L.

Të dy po dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar, përdorim të armës dhe mbajtje në pronësi të armës pa leje.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Lushtakut, Artan Çerkini.

Ai ka thënë para mediave se si avokat mbrojtës do të ankohet në Gjykatën e Apelit. “Klienti im tri herë është paraqitur vullnetarisht në polici, nuk ka pasur nevojë për këtë masë”, është shprehur Çerkini.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort