Home PRIZRENI ME RAJON Pas shumë vitesh si mysafire, KF “ Opoja” pritet t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e saj të ri

Pas shumë vitesh si mysafire, KF “ Opoja” pritet t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e saj të ri

0
Pas shumë vitesh si mysafire, KF “ Opoja” pritet t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e saj të ri

Peripecive dhe mundimeve të shumta që kishin lojtarët, shtabi teknik dhe drejtuesit e klubit futbollistik “ Opoja” nga Dragashi për vite me radhë, me sa duket iu ka ardhur fundi, pasi në seancën e sotme, Asambleja Komunale unanimisht ka votuar që ky klub të bëhet me stadium në fshatin, Blaç.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga anëtarët e këtij klubi sportiv i cili garon në ligën e tretë të futbollit të Kosovës, pasi nuk ia doli që të triumfoj në ndeshjen vendimtare për inkuadrim në një rang më të lartë garash, pasi ishte mposhtur në ekzekutimin e penalltive nga skuadra “ Australia” nga Mitrovica.

Ndryshe, me 25 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Dragashit, ka votuar për ndërtimin e stadiumit në fshatin Blaç të zonës së Opojës. Për ndërtimin e këtij stadium, komuna e Dragashit do të ndajë 50.000 euro, ndërsa një pjesë tjetër do të sigurohet nga donatorë të KF “Opoja” dhe Federata e Futbollit të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here