- Reklama -

Osmani takon Pendarovskin: Do ta vazhdojmë komunikimin e ngushtë për t’i përafruar dy vendet tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që po mbahet në Ohër është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në takim me të, Osmani ka rikonfirmuar raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetjen e ndërsjellë drejt integrimit evropian si dhe qëndrimin e përbashkët në raport me situatën e sigurisë në Evropë.

- Reklama -

“Sa më shpejtë që vendet e përkushtuara të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së, aq më shumë do të pengohet ndikimi rus në rajon nëpërmjet satelitëve të saj. Me presidentin Pendarovski do ta vazhdojmë komunikimin e ngushtë për t’i përafruar dy vendet tona”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Me ftesë të Presidentit Pendarovski, Presidentja Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili po zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort