- Reklama -

Dogana zbulon tri raste të mallrave të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të mallrave të padeklaruara nga udhëtarë që hynin në Kosovë.

Sipas Doganës, në rastin e parë janë gjetur 327 copë folje mbrojtëse për telefona të fshehura në bagazh dhe në gomë rezervë. Në rastin e dytë, janë zbuluar produkte ushqimore dhe vitamina për kafshë pa fatura përkatëse, si dhe në rastin e tretë, janë gjetur kamera dhe mbajtëse statike për kamera të padeklaruara.

- Reklama -

Dogana bën të ditur se në të gjitha rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK).

Dogana e Kosovës tutje apelon tek qytetarët që të deklarojnë mallrat e tyre gjatë kalimit të kufirit, për të shmangur ndëshkimet ligjore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort