Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz kanë biseduar me dyer të mbyllura për gati një orë në Prishtinë.
Pas takimit ata mbajtën një konferencë të përbashkët për medie.
I pari i Gjermanisë tha para gazetarëve se Kosova e Serbia duhet të çojnë përpara procesin dialogues mes tyre, i cili sipas tij duhet të përfundojë me njohje reciproke në fund.
“Dialogu mes Kosovës – Serbisë është me rëndësi të çohet përpara. Marrëveshja në fund duhet të zgjidh edhe çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia sepse është absurde që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE”, u shpreh Scholz.
Scholz tha se edhe liberalizimi i vizave për Kosovën po ashtu është një çështje që duhet të shkojë përpara nga BE.
“Takimi i serishëm pas një muaji tregon sa të ngushta janë marrëdhëniet tona bilaterale… Çështja e liberalizimi i vizave duhet të shkojë përpara. BE duhet ta bëjë punën e saj ”, tha ai.
