Në Vjenë të Austrisë, ka ndërruar jetë, Idajet Berisha nga Lezi i Prizrenit, vëllau i dëshmorit, Shefqet Berisha, i rënë për lirinë e Kosovës në betejën e 1 shtatorit të vitit 1998. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e kanë publik në rrjete sociale të afërm të tij, përfshirë edhe djalin e heroit të Kosovës, Xhevat Berisha, Bearin.
Idajet Berisha, përveç se ishte vëlla i dëshmorit ai ka qenë edhe daja i dëshmorit, Mevlan Hoxhaj nga Zhuri, aktivist i dalluar në diasporë dhe mbështetes i madh i luftës së UÇK-së.
Postimi i plotë i Bear Berisha:
Më 01.06.2022 ndërroi jetë njeriu më i dashur i komunitetit tonë shqiptar në Vjenë të Austrisë, Idajet Berisha. Idajet Berisha, ishte fjalëpak e vepërshumë ,nga karakteri i tij ne morëm shumë, sepse ishte një shembëlltyrë e shkëlqyer për të gjithë. Përkrahës dhe aktivist i pashoqë ,njëherit edhe vëllau i dëshmorit të Kombit, Shefqet Berisha.
Të tillë, atdhetarë të përjetshëm, do i ruaj me krenari në kujtesë!. Të qoftë i lehtë dheu i Vendlindjes që i dole zot dhe e deshe aq shumë. Do të kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mall ashtu siç ishe i dashur për të gjithë ne. Pusho i qetë, la Idë..! -Për varrimin e të ndjerit do ju njoftojnë me kohë familjaret.!