Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022.
Sipas njoftimit të Qeverisë, krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.
Në këtë forum pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Forumi mbahet nga data 2 deri në 4 qershor.