Gërvalla reagon pas akuzave të PDK-së: Jo 1.1 milion, por as edhe një cent

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e akuzoi atë dhe ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën, për keqpërdorimin e 1.1 milion eurove.

Gërvalla përmes një postimi në Facebook, i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se nuk ka keqpërdorur asnjë cent nga buxheti i shtetit.

“Jo 1.1 milion Euro, por as edhe 1.1 Cent”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, gjatë një konference për media të mbajtur të mërkurën bashkë me avokatin Faton Fetahu, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milion eurove të taksapaguesve të Kosovës.

“Fjala është për një ‘Memorandum Bashkëpunimi’, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove”, ka thënë ajo.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ASK: Rriten çmimet e konsumit: 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort