Ndonëse numri i të infektuarve është ulur në krahsim me ditët e kaluara, ku janë regjistruar 241 raste pozitive në 24 orë në 1260 testime të kryera, sërish në Shqipëri mbetet shqetësues numri i lartë i personave që humbën betejen me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur betejen me koronavirusin 7 qytetarë.
Sipas statistikave numri i viktimave nga pandemia COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 509.
Numri i të infektuarve është ngjitur në 20,875 raste dhe i të shëruarve 11,189 raste.