- Reklama -

Joe Biden letër Vuçiqit: Veproni e bëni kompromise, shpejt normalizojini raportet me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një letër urimi për mandatin e ri si president të Serbisë, ia ka kujtuar Aleksandar Vuçiqit rëndësinë e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën. Bideni ka kërkuar nga presidenti serb që të ndërmarrë veprime proaktive për zgjidhje të shpejtë. Ka përmendur edhe kompromis.

“Duke qenë se keni lënë prapa zgjedhjet, e inkurajoj Serbinë të bëjë hap para në promovimin e paqes dhe stabilitetit në krejt rajonin dhe të ndërmarrë veprime proaktive, përfshirë kompromis kur është i nevojshëm – me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën nëpërmjet dialogut të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë që të angazhohen nga afër me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për ta arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në mesazhin që Bideni ia ka drejtuar Vuçiqit për Kosovën, në letrën e urimit për fitoren në zgjedhjet presidenciale të një muaji më herët në Serbi. Letra u bë publike nga Presidenca e Serbisë.

- Reklama -

Në letrën drejtuar Vuçiqit, Bideni e ka komentuar momentumin aktual në Evropë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Ai ka lavdëruar Serbinë që iu bashkua shteteve që dënuan me rezolutë në Kombet e Bashkuara ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë. Ka kërkuar nga Serbia të jetë në anën që përkrah Ukrainën dhe dënon luftën e Rusisë.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Familja Shala nga Atmaxh fal gjakun e djalit 17-vjeçar familjes Krasniqi nga Sushica e Graçanicës

Në një akt të rrallë fisnikërie dhe burrërie, familja...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

I riu theret me thikë në Zhur, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë pas një incidenti me...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort