Fondi i Kursimeve Pensionale ka bërë të ditur që sot do të fillojë ekzekutimin e pagesave të 10% të për personat që kanë aplikuar më datën 11 dhjetor
E tashmë paratë e Trustit kanë filluar që të dalin në xhirollogaritë e aplikuesëve.
Trusti sot përmes një njoftimi për medie njoftoi se pas dërgimit të mjeteve në banka, presin që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve.
Sipas njoftimit, shuma totale e aplikimeve në 7-ditëshin e parë, prej 170.5 milionë euro, është e përbërë nga: kontributet në masën 137.7 milionë euro dhe fitimet nga investimet në vlerë 32.8 milionë euro.