Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 619 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.
16 persona u arrestuan, gjashtë persona u dërguan në mbajtje, tre në vuajtje të dënimit dhe një person në ndalim policor, njofton Klan Kosova
- Reklama -
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 23 aksidente me të lënduar.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 572 tiketa trafiku.
- Reklama -