- Reklama -

BE-ja për vizitën e Vuçiqit në Rusi: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje të thellë për udhëtimin e udhëheqjes serbe në Moskë dhe pjesëmarrjen në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore – një ngjarje që Rusia, sipas Brukselit, e shfrytëzon për qëllime propagandistike.

Kjo është përgjigjja e Komisionit Evropian pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Rusi, ku është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

- Reklama -

“Nga Serbia pritet të dëshmojë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane dhe të na bindë për orientimin e saj strategjik drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në një përgjigje me shkrim të një zëdhënësi të Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

KE-ja nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të legjitimojë agresionin e Putinit kundër Ukrainës.

“Nëse dikush dëshiron të tregojë mbështetje për paqen, vendi i duhur për këtë më 9 maj është Kievi, jo Moska”, thuhet në përgjigje.

BE-ja thekson se ka qenë “krejtësisht e qartë” me partnerët e saj, përfshirë edhe vendet kandidate si Serbia.

“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht me regjimin e Putinit, në kohën kur agresioni i tij ndaj Ukrainës është i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm”, përfundon reagimi i Komisionit Evropian.

Vuçiq mbërriti në Moskë në prag të përvjetorit të 9 majit dhe takimi i tij me Putinin është i pari që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ai deklaroi para gazetarëve në Moskë se Serbia do të vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe shtoi se “nëse dikush duhet ta paguajë çmimin e kësaj vizite, ai do të jem unë, jo shteti”.

Vuçiq tha gjithashtu se pret “reagime shumë të ashpra” nga BE-ja për shkak të kësaj vizite, por se përgjigjja e tij do të jetë “e matur dhe serioze”. Ai paralajmëroi se me Putinin do të diskutojë, ndër të tjera, për marrëveshjen e furnizimit me gaz dhe për Industrinë e Naftës së Serbisë, e cila është në pronësi ruse dhe gjendet nën sanksione amerikane.

Institucionet evropiane kishin reaguar edhe më parë ndaj paralajmërimeve për udhëtimin e Vuçiqit në Moskë. Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, gjatë një vizite në Beograd në fund të prillit, tha se vendimi për të udhëtuar në Moskë i takon presidentit të Serbisë, por paralajmëroi se nëse ai e realizon atë, “do ta ketë shumë më të vështirë që ta ndihmojë Serbinë të mbetet e orientuar fort në rrugën evropiane”.

Serbia është në proces negociatash për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por nuk ka hapur asnjë kapitull të ri që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të refuzimit për të harmonizuar politikën e jashtme me atë të BE-së dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit, autoritetet në Beograd kanë vazhduar të ruajnë marrëdhënie të ngushta me Moskën./REL/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort