- Reklama -

Kur do të kompensohen pronarët e tokave që do të shpronësohen, ky është vendimi i Qeverisë

Në faqen zyrtare të Qeverisë është publikuar vendimi për shpronësimin e disa pronave të paluajtshme, për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim te thëngjillit. Aty tregohet se kur mund të kompensohen pronarët e këtyre tokave.

Qeveria e Kosovës ka vendosur dje për shpronësim të disa pronave të paluajtshme, për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim te thëngjillit për nevoja të prodhimit të energjisë elektrike.

- Reklama -
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, pronat që preken nga ky vendim janë në zonat kadastrale të Hades, Shipitullës, Palajt, Leshkoshiqit dhe Sibovcit në Komunën e Obiliqit.

“Bazuar në Ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas plotësimit në tërësi të procedurave ligjore dhe në përputhje me urgjencën, ka propozuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës”, njoftoi ZKM.

Në faqen zyrtare të kryeministrisë është publikuar edhe vendimi i plotë për këto shpronsime.

Aty thuhet se KEK do të paguajë plotësisht shumën e kompensimit të shpronësimit, brenda dy ditëve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit dhe aplikimit të pronarit për pagesë.

“Brenda 2 (dy) viteve nga data e hyrjes në fugi të Vendimit dhe aplikimit të pronarit për pagesë të pronës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK – Sh. A.), do të paguajë plotësisht shumën e kompensimit të shpronësimit, të caktuar në aktin e vlerësimit i cili është pjesë e këtij Vendimi dhe të gjitha obligimet tjera financiare dhe ligjore që mund të rjedhin nga procesi i shpronësimit”, thuhet në vendim./FrontOnline

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort