Me datë 24.03.2022, Policia e Kosovës konkretisht njësitë e trafikut kanë realizuar aktivitetin matja dhe kontrolli i shpejtësisë, praktikë e cila aplikohet çdo vit në të gjitha vendet e Evropës në kuadër të fushatës nga ROADPOL (Rrjeti Evropian i Policive të Trafikut).
Andaj edhe Policia e Kosovës ka qenë pjesë e kësaj fushate ku gjatë periudhës 24 orësh të datës së njëjtë, nga 243 zyrtarë policor sa ishin të angazhuar, janë realizuar:
302 pika të kontrollit,
1728 vetura të kontrolluara,
814 tiketa të shqiptuara për tejkalim shpejtësie,
Ndërsa, matja më e lartë e shpejtësisë ishte në autostradë me 214 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h.
Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor.