- Reklama -

Kurti pret qeverinë e re të Malit të Zi për ta diskutuar demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me qeverinë e re që pritet të vijë në Mal të Zi do të trajtohet çështja e demarkacionit.

Kurti ka thënë se diskutimi për këtë çështje nuk ka qenë i mundur me qeverinë e shkuar të Malit të Zi, të cilën qeveri e ka cilësuar me elemente pro-rusë brenda.

- Reklama -

Teksa ka thënë se shpreson për trajtim të çështjes, Kurti sërish ka fajësuar ish-qeverinë për marrëveshjen.

“Shpresojmë që së shpejti Mali Zi do të ketë qeveri të re, me të cilën do të mund të bisedojmë, ta trajtojmë edhe këtë çështje për dallim nga Qeveria paraprake, e cila kishte përbrenda elemente pro ruse përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkët të Qeverisë edhe me Maqedoninë e Veriut, me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi, pasi që të formohet atje qeveria e re. Pra shpresojmë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re, për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8200 hektar të territorit të Kosovës”, ka deklaruar ai, raporton KP.

​Janë bërë katër vjet që kur Kosova pati miratuar marrëveshjen e shumëdiskutueshme të demarkacionit me Malin e Zi. Edhe pse ishte konsideruar kusht për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë ende s’ka ndodhur.

Në Mal të Zi ka disa javë që është rrëzuar Qeveria, në të cilën pati edhe parti proserbe. Mandatin për të formuar qeverinë e re e ka marrë Dritan Abazoviq nga partia URA.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort