- Reklama -

Balaj-Halimaj: Po punojmë që më 25 janar të nënshkruhet marrëveshja për pikë të përbashkët kufitare me Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministrja kosovare Albulena Balaj-Halimaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi me të cilin kanë diskutuar për organizimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverive të dy vendeve.

“Sapo përfunduam një takim jashtëzakonisht përmbajtësor në Shkup, me zv-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, më të cilin biseduam për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive tona, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm. Bashkërisht u dakorduam për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe bizneset”.

- Reklama -

Balaj-Halimaj ka thënë, përmes një postimi në Facebook, se po punojnë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare.

“Poashtu do të ketë një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si dhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit. Jam jashtëzakonisht e kënaqur që në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ekziston vullnet shumë i madh për të bashkëpunuar me Kosovën si dy vende fqinje”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort