Në mbledhje e sotme të Këshillit Drejtues, Samedin Krrabaj është zgjedhur Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja, në emër të anëtarëve të Këshillit Drejtues, me këtë rast e uroi Rektorin Krrabaj për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese. Ai e siguroi se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Këshillit Drejtues që të punojë për të mirën e Universitetit dhe i kërkoi që të jetë në krye të detyrës në adresimin e sfidave që ka Universiteti.
Rektori Krrabaj i falënderoi për besimin e dhënë anëtarët e KD-së dhe u zotua se do të punojë me nder dhe përkushtim për të zhvilluar Universitetin.

Foto nga mbledhjen e Këshillit Drejtues të UPz-së.
