- Reklama -

Administrata e Gjykatës Themelore në Prizren në grevë, kryen shërbime të reduktuara

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, në një njoftim për media, bën të ditur se ditën e sotme, Administrata e Gjykatës Themelore në Prizren, është në grevë, dhe se do të kryej vetëm disa shërbime.

Njoftimi i plotë:

- Reklama -

Të nderuar përfaqësues të mediave, Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prizren, ju njofton se duke u bazuar në vendimin e Sindikata Pavarur e Judikaturës së Republikës së Kosovës, nga data 14.03.2022 (E Hënë) Administrata e Gjykatës Themelore në Prizren, është në grevë. Gjatë mbajtjes së grevës këto punë duhet kryer: 1. Lëshimi i të gjitha certifikatave dhe vërtetimeve që lëshohen me kërkesë të palës apo institucioneve publike; 2. Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të përkohshme; 3. Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të sigurisë;

4. Të gjitha veprimet e procedurës parapake; 5. Lëndët lidhur me pengim posedimin;

6. Të gjitha kërkesat për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në konfliktet administrative;

7. Lëndët lidhur me dhunën në familje;

8. Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar;

9. Të gjitha veprimet e procedimit të lëndëve lidhur me mjetet juridike në gjykatat e instancave më të larta; si dhe 10. Të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykatat. Greva do të vazhdoi deri në realizimin e kërkesave:

1. Aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive duke u bazuar në projekt ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtar Publik 06/L-114 neni 2 pika B.

2. Përafrimi pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

3. Pagesa lineare nga 150 euro, për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

4. Të paguhet shujta ditore në shumën prej 3 euro. 5. Të paguhet pagesa e udhëtimit në shumën prej 3 euro. Pezullohet çdo aktivitet tjetër që përfshin punëtorët e stafit administrativ, deri në njoftimin e radhës. Ju faleminderit për bashkëpunimin,.

Me respekt Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort