Pak para fillimit të masave më të rrepta të bllokimit të mërkurën, Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë së bashku mes atyre që ai i quajti kufizime të nevojshme.
“Unë jam i sigurt se përgjegjësia që po tregojmë tani, barrën që duhet të mbajmë tani dhe për ca kohë, nuk është e kotë. Ato na sjellin më afër fundit të pandemisë”, tha ai të hënën në Pallatin Bellevue të Berlinit.
“Javët e ardhshme janë një provë për të gjithë ne”, shtoi ai.
“Unë jam mjaft i sigurt se pandemia nuk do të na grabisë të ardhmen tonë. Ne do ta kalojmë këtë krizë”, theksoi tutje presidenti.
Përballë rritjes së ndjeshme të infeksioneve dhe niveleve të vdekjeve, jeta publike dhe private do të zvogëlohen rëndë nga kjo e mërkurë.
Kufizimet do të zbatohen të paktën deri më 10 janar, përcjell albinfo.ch