Krerët e shtetit sot në mëngjes kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca vendosën kurora lulesh para të rënëve të familjes Jashari.
- Reklama -
Ata ishin të shoqëruar nga kabineti qeveritar dhe pjesëtarë të presidencës.
- Reklama -
