- Reklama -

Maqedonia e Veriut drejt heqjes së tërësishme të masave kufizuese

Kreu i Komisionit për sëmundje infektive Aleksandar Petlickovski në një intervistë për ALSAT u shpreh optimist se trendi i uljes së rasteve të reja dhe shtrimeve në spitale si pasojë e Covid-19 do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, gjë e cila do të mundësojë lehtësimin e masave.

Ai shtoi se për momentin nuk parashihen lehtësime për shtetasit e huaj të cilët futen brenda Maqedonisë. Doza e tretë e vaksinës anti Kovid sipas tij, për momentin është mbrojtja më e sigurt ndaj virusit korona.

- Reklama -

“Lehtësimi i masave, gjegjësisht heqja e maskave dhe certifikatave është mjaft aktuale në shumë vende. Ne sigurisht se po e diskutojmë heqjen e masave, por do ta diskutojmë edhe më shumë në një të ardhme shumë të afërt. Shumica e këtyre vendeve kanë arritur përqindje shumë të lartë të të vaksinuarve. Ne jemi duke kalkuluar e përqindjen e të imunizuarve dhe besoj se javëve në vijim do të diskutohet”.

“Qëllimi i KSI-së është t’i lehtësojë masat por në mënyrë sistematike jo të gjitha menjëherë, por të fillojmë ngadalë me ato që mund të sjellin më pak pasoja negative dhe të arrijmë deri në heqjen e tërësishme”, u përgjigj Aleksandar Petlickovski.

Ndërsa në lidhje me heqjen e maskave te nxënësit gjatë procesit mësimor, Petliçkovski tha se do të diskutohet për këtë çështje.

“Ne e diskutuam këtë gjë edhe në mbledhjen e fundit por shumica e anëtarëve të KSI-së konsiderojnë se nuk është koha për heqjen e maskave tek nxënësit. Por mendoj se nëse ky trend i uljes së rasteve të reja vazhdon pres që të ketë ulje. Për një javë apo dy do ta diskutojmë seriozisht dhe pres të ketë ndryshim të kësaj çështje”, tha Aleksandar Petlickovski.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort