- Reklama -

Afër 20,000 turistë ukrainas në Egjipt presin kthimin në Evropë

Rreth 20,000 turistë ukrainas janë bllokuar në zona turistike egjiptiane dhe po presin për të fluturuar drejt Evropës.

Kështu thanë të enjten zyrtarë të ambasadës ukrainase në Kajro, duke shtuar se shumë prej tyre ishin gati të shkonin në Ukrainë për të luftuar forcat ruse që kanë sulmuar Ukrainën që nga 24 shkurti.

- Reklama -

Turistët, që besohet te jenë deri në 20,000, janë kryesisht në vendpushimet egjiptiane të Detit të Kuq të Sharm el-Sheikh dhe Hurghada, dhe disa më në jug në Marsa Allam.

Disa kanë fluturuar sipas dëshirës së tyre, por ambasada po punon me autoritetet egjiptiane dhe kompanitë e turizmit për të organizuar kthime në vendet fqinje me Ukrainën, tha nënkryetari i ambasadës Yevhen Zhupeyev.

“Shumë prej tyre po telefonojnë, të gatshëm të kthehen për të luftuar ushtarët rusë,” tha Zhupeev, duke shtuar se ambasada po organizonte vetëm kthimet në vendet e treta.

Egjipti, i cili ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë, por që votoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të dënuar pushtimin e Moskës, po i lejonte ukrainasit të qëndronin në hotele me tre yje falas për aq kohë sa kishin nevojë, tha Zhupeev.

“Ne presim që vendet evropiane të na japin një dritë jeshile për t’i pranuar… aleatët tanë atje po gjejnë aeroportet që mund të marrin ukrainasit nga Egjipti,” tha ai.

Lufta në Ukrainë deri më tani sipas Kombeve të Bashkuar ka krijuar mbi 1 milionë refugjatë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort