Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Rahovec kishte përdorur sasi të tepruar të medikamenteve, pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Rasti ka ndodhur më 2 mars, transmeton Telegrafi.
“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta kishte përdorur sasi të tepruara të medikamenteve si shkasë i një mosmarrëveshje verbale që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje, Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.