- Reklama -

Presidenti kroat, Millanoviq: Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit për pranim në BE

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka mbështetur kandidaturën e Ukrainës për në Bashkimin Evropian, por propozoi edhe statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën si dhe fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I pari i shtetit të Kroacisë ka pohuar se Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

- Reklama -

Milanoviq deklaroi se duhet bërë gjithçka për të parandaluar përhapjen e krizës në Ballkanin Perëndimor dhe të shmanget çdo kërcënim i mundshëm jo vetëm për vendet tona fqinje, por edhe për Republikën e Kroacisë.

“Interesi strategjik dhe kombëtar i Kroacisë është që vendet e Evropës Juglindore, të cilat kanë deklaruar dhe dëshmuar synimin dhe gatishmërinë e tyre për anëtarësim në BE, të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, tha presidenti.

Prandaj, presidenti Milanoviq u sugjeroi nismëtarëve të letrës së hapur që të aplikojnë për statusin e kandidatit në BE si për Bosnje-Hercegovinën, ashtu edhe për Kosovën, raporton denvnik.hr.

Gjithashtu BE-ja pas premtimeve të përsëritura të fillojë menjëherë negociatat për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai beson gjithashtu se negociatat me Malin e Zi duhet të përshpejtohen.

Ai i dërgoi edhe një mesazh të rëndësishëm Serbisë, “Sa i përket Serbisë, në këtë moment të rëndësishëm për paqen evropiane, ai vend duhet të vendosë nëse dëshiron anëtarësim real në BE apo jo dhe të ndjekë politikën e tij në përputhje me rrethanat. BE-ja duhet t’i bëjë të ditur se ky është momenti i vendimit”.

Ndryshe, Milanoviq ditë më parë kishte pohuar se Beogradi është dobët për ta sulmuar Kosovën, mbi të gjitha “Me çka do ta sulmojë? Me armë prej ujit”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort