- Reklama -

Albin Kurti me homazhe kujton 22 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Përmes një shkrimi në facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se, sot një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i prirë nga kryetari Albin Kurti bëri homazhe në kujtim të rënies së lavdishme të Komandant Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të UÇK-së, të cilët 22 vjet më parë po bartnin armë e municion nga Shqipëria për në Kosovë në mbështetje të luftës çlirimtare.

Në mëngjesin e acartë të 13 dhjetorit,1998, nga fshati malor Cahan në Shqipëri u nisën drejt Kosovës 143 ushtarë që po bartnin armatim të rëndë për ta mbështetur luftën çlirimtare në Kosovë. Nëpër bjeshkët e larta të Pashtrikut, e dëborën e madhe, atyre po u printe Mujë Krasniqi, apo siç e quanin bashkëluftëtarët Komandant ‘Kapuçi”. Edhe pse kishte fjalë që forcat serbe kishin zënë pozicione, Muja dhe bashkëluftëtarët tashmë kishin vendosur ta luftojnë okupatorin serb kudo që e hasin. Kjo ndodhi në mëngjesin e hershëm të datës 14 dhjetor, ku në relacionin Lkenet e Hasit-Gorozhup filloi ajo që tani quhet Beteja e Lavdishme e Pashtrikut. Pas luftimeve të gjata heroikisht ranë Mujë Krasniqi dhe 41 luftëtarë të tjerë të lirisë.

- Reklama -

Komandant Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë na mësuan që vendosmëria për ta fituar lirinë nuk njeh rrugë të vështirë apo të rrezikshme. Sot, përkulemi para jetës dhe veprës së dëshmorëve tanë, thuhet në shkrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort