- Reklama -

Osmani fton bizneset turke për investim në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Turqi ka vizituar Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar” dhe ka zhvilluar takime me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë dhe me Odën Tregtare të Stambollit.

Në Fabrikën për prodhimin e dronëve “Baykar”, presidentja Osmani është njoftuar për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë.

- Reklama -

Ndërkaq në takim me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë dhe me Odën Tregtare të Turqisë, Presidentja Osmani ka ftuar bizneset turke për investime në Kosovë, duke e përmendur ambientin e përshtatshëm, infrastrukturën ligjore që i mbron bizneset si dhe kapitalin e jashtëzakonshëm njerëzor që ka vendi ynë.

“Ne synojmë investime të qëndrueshme në të gjithë sektorët, dhe në veçanti në fushën e industrisë ushqimore, bujqësisë, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, energjisë së ripërtërishme, turizmit, tekstilit, plastikës, drurit apo metalit”, ka thënë Presidentja.

Ndërkaq në takim me Odën Tregtare të Stambollit, Osmani tha se ka hapësirë të madhe për t`i eksploruar mundësitë që bizneset kosovare të hyjnë në tregun turk, sikurse edhe anasjelltas.

“Jam këtu për t`ua përcjellë mesazhin se Kosova është një treg i hapur që po kërkoni për investimin tuaj të ardhshëm të madh dhe serioz”, është shprehur Presidentja Osmani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort