- Reklama -

Hoti në takim me zyrtarin e Këshillit të Evropës: Nëse nuk gjendet zgjidhje për presidentin, shkojmë në zgjedhje

Kryeministri Hoti ka zhvilluar takim virtual me Peter Beyer, raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Në këtë takim u diskutuan situata me pandeminë, masat e qeverisë, çështja e presidentit e deialogu me Serbinë, përcjellë Gazeta Blic.Hoti në këtë takim tha se nëse nuk do gjendet një zgjidhje për çështjen e presidentit, vendi do shkojë në zgjedhje.

Ai i tha Beyerit se deklaratat kërcënuese nga zyrtarët e lartë të Serbisë nuk po e ndihmojnë procesin e dialogut.
Kjo është komunikata e plotë për media:Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti zhvilloi një takim virtual me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Peter Beyer, me të cilin bisedoi për gjendjen e pakicave, lirinë e medias dhe zhvillimet aktuale në vend, tema këto që do të jenë pjesë e raportit ‘’Situata në Kosovë’’.

- Reklama -

Temë e pashmangshme ishte edhe situata aktuale në vend, sfidat që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe masat të cilat i ka marrë qeveria deri më tani për të menaxhuar sa më mirë situatën.Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e Presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

 

 

Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e dialogut Kosovës-Serbi i cili aktualisht po zhvillohet në nivel të ekspertëve. Me këtë rast Kryeministri Hoti theksoi se deklaratat kërcënuese nga zyrtarë të lartë të Serbisë nuk e ndihmojnë këtë proces.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort