Turqia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës si një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar që përbën një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit tonë dhe të botës”.
Në një deklaratë të botuar menjëherë pas një takimi urgjent të sigurisë të thirrur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, ministria e jashtme turke i bëri thirrje Moskës “të ndalojë këtë veprim të padrejtë dhe të paligjshëm sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ankaraja do të vazhdojë mbështetjen e saj për “unitetin politik, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi ajo.
Turqia, një anëtare e NATO-s, i ka furnizuar Ukrainës me drone të armatosur edhe pse presidenti Erdogan ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me Vladimir Putin.
Ndërsa Erdogan ka kundërshtuar me zë të lartë një pushtim rus të Ukrainës, zyrtarët turq janë gjithashtu të vetëdijshëm për historinë e gjatë të konfliktit të kombit të tyre me Rusinë – si dhe dhimbjen që Putini mund t’i shkaktojë asaj. Turqia importon rreth gjysmën e gazit të saj natyror nga Rusia dhe analistët thonë se vendi do të ishte i prekshëm ndaj hakmarrjes ruse në provincën siriane të Idlibit, ku trupat turke po zbatojnë një armëpushim të brishtë./FrontOnline/
