Kryetarja e partisë Unioni Social Demokratik, Duda Balje thotë se aktualisht nuk ka vullnet nga ana e lidershipit në Bosnje dhe Hercegovinë për të njohur shtetin e Kosovës.
Ajo thotë se ka pasur disa përpjekje nga ajo në këtë drejtim por nuk kanë rezultuar me sukses.
- Reklama -
“Kam provuar me hapë një zyre ndërlidhëse në mes të Bosnjës dhe Kosovës”, thotë ajo në emisionin “Tête-à-tête me Adelinen”.
Sipas saj, një gjë e tillë nuk është pranuar nga shteti boshnjak.
“Ne jemi gati, por ata jo’, shtoi ajo.
“Për ne është shumë e rëndësishme përkrahja e Bosnjës”, thekson Balje.
Por sipas saj, përpjekjet nuk do të ndalen.
“Ata kanë me refuzu disa herë por ne do të provojmë sërish”, shtoi Duda Balje.
- Reklama -