Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë të shtunën se edhe pse policia serbe s’është e pranishme në Kosovë, ajo kujdeset për sigurinë e serbëve që jetojnë aty.
Këto deklarata ai i bëri në Kurshumlia ku edhe vizitoi Administratën Koordinuese për Kosovën, institucion ky që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, shkruan Tanjug.
- Reklama -
Sipas tij, kjo administratë po bën “një punë shumë të rëndësishme dhe të përgjegjshme, përkundër faktit se në vitin 1999, Rezoluta 1244 largoi praninë aktive të policisë sonë nga Kosova”.
- Reklama -