- Reklama -

Kapet sasi e madhe e patikave “Adidas” falso në Kosovë

Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka ndërmarrë një aksion kontrolli të suksesshëm, duke ndaluar një sasi prej 570 palë këpucësh sportive që bartnin shenjat dalluese të markës tregtare “Adidas”, të dyshuara si falsifikime.

Gjatë kontrollit të kryer nga oficerët doganorë, është vërejtur se mallrat ishin të kamufluara në mënyrë që të shmangnin identifikimin e menjëhershëm të markës, çka ngriti dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI).

- Reklama -

Ky rast tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës në luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe në mbrojtjen e konsumatorëve dhe kompanive të ligjshme nga konkurrenca e padrejtë.

Dogana e Kosovës do të vazhdojë me masa të rrepta kontrolli dhe bashkëpunim me përfaqësuesit ligjorë të markave ndërkombëtare, për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e tregut vendas nga produktet e falsifikuara.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort