- Reklama -

16 fëmijë të Kosovës u braktisën nga prindërit gjatë vitit 2021

Shumë foshnje çdo ditë bëhen pjesë e bote në Kosovë. Por, jo të gjithë i përcjellë fati i mirë që në ditët e para të jetës së tyre. Ndoshta ende pa e ndjerë në plotni ngrohtësinë e nënës ata braktisen nga to. E, shumica nuk përjetojnë qoftë vetëm një ledhatim nga baballarët.

Fatin e të qenit të braktisur gjatë vitit 2021 e patën 16 fëmijë në gjithë territorin e Kosovës.

- Reklama -

Zyrtarja për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur, në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Magbule Koci ka treguar për lajmi.net se shumica e fëmijëve të braktisur gjatë vitit që lamë pas janë të gjinisë mashkullore.

“Në bazë të raporteve të rregullta nga qendra për punë sociale komunale të vendit, nga muaji janar 2021 e deri më tani rezultojnë të evidentuar 16 raste të reja te fëmijëve te braktisur. Prej tyre, 6 fëmijë janë të gjinisë femërore dhe 10 fëmijë janë të gjinisë mashkullore”, ka thënë ajo.

Koci ka shtuar se sipas të dhënave të evidentuara, në kryeqytete janë shënuar më së shumti raste të fëmijëve të braktisur.

E, në krahasim e vitin paraprak, numri i rasteve të braktisjes së fëmijëve në vitin 2021 ka shënuar rënie.

“Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit numri i rasteve të fëmijëve të braktisur ka shënuar rënie. Gjatë vitit 2020 janë evidentuar 28 raste të fëmijëve të braktisur, ku me numër më të madh të fëmijëve të braktisur kanë qenë Qendra për Punë Sociale e Mitrovicës dhe ajo e Prizrenit”, ka bërë të ditur ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort