- Reklama -

Arrestohen dy qytetarë në Malishevë që kërcënuan policët

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy qytetarë në Malishevë, pasi kishin refuzuar të ndalen para zyrtarëve policorë si dhe kishin ofenduar ata.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

- Reklama -

“Derisa patrulla e policisë ishte në pikë kontrolli të automjeteve në rr.Adem Jashari në Malisheve, aty kishin kaluar dy persona me veturën e tyre Mercedes. Nga ana e zyrtarëve policore ishte dhënë shenjë që kjo veturë të ndalet, por përkundër shenjës së dhënë i dyshuari nuk kishte përfillur urdhrat e ligjshëm të zyrtarit policor por kishte filluar të rris shpejtësinë dhe ishte larguar nga aty”, deklaroi ai.

Tutje, ai bëri të ditur se “më pas patrulla e policisë i ishte vënë pas kësaj veture e që pasi i ishin ofruar në një distancë afër saj edhe e kishin sinjalizuar që të ndalej por nuk kishte ndodhur një gjë e tillë”.

“Të dyshuarit kishin vazhduar rrugën deri tek shtëpia e tyre në Malishevë. Kur kishin arritur në hyrje të oborrit të dyshuarit kishin tentuar që të hynin brenda në shtëpi edhe pse ishin paralajmëruar nga zyrtarët policorë që të ndalen”.

“Pas kësaj të dyshuarit ishin arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë e që gjatë arrestimit edhe kishin shfaqur rezistence. Gjatë arrestimit të dyshuarit në vazhdimësi i kishin fyer zyrtarët policor me fjalë fyese si dhe i kishin kërcënuar me fjalët ‘Keni me pa ju se kush jemi ne, për këtë punë keni me pas punë privatisht me neve’. Këto fjalë kërcënuese kishin ardhur nga dy të dyshuarit në drejtim të zyrtarëve policorë”, tha ai.

Gjurkaj shtoi tutje se, pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar lidhur me veprimet e tyre të cilët edhe i kanë pranuar këto veprime.

“Sipas tyre arsyeja e mos ndaljes në pikë kontrolli ka qenë sepse ata nuk posedonin patentë shofer dhe nga frika kishin vepruar në atë mënyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë”.v

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort