Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka pritur në takim një delegacion të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, i kryesuar nga Hysen Sogojeva, kryetar i kësaj ode.
Ajo ka bërë me dije se kanë biseduar për vështirësitë më të cilat po përballet ky sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Pikërisht, hoteleria në Kosovë është biznesi më i dëmtuar nga pandemia covid-19.
“Në këtë takim, theksova përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për t’i dal në mbështetje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në këtë kohë të vështirë për të gjithë dhe se bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do t’i trajtojmë më prioritet kërkesat e tyre dhe do ta bëjnë më të mirën e mundshme në plotësimin e kërkesave të këtij sektori”, ka shkruar ndër të tjera Balaj-Halimaj.
Poashtu ajo ka theksuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike bizneset dhe qytetarët do ta ndjejnë edhe më shumë dorën e shtetit.
Poashtu biseduam edhe për Ligjin e Turizmit dhe kërkesë e drejtuesve të Odës ishte që në ligj të përfshihet edhe Agjensioni Kombëtar i Turizmit.
“Sa i përket kërkesës për zgjatjen e orarit për festat e fundvitit, deklarova se Qeveria e Kosovës të gjitha masat që do t’i merr do të jenë në koordinim të plotë me ekspertët e kësaj fushe, këtë rast me Institutitin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka përfunduar zv-kryeministrja.