- Reklama -

Kurti: Rritja ekonomike këtë vit është dyfishuar, kemi bonus prej 800 milionë euro

Kryeministri i Kosovës Albin Kurtim në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë tha se një nga të arriturat më të mëdha të kësaj Qeverie, këtë vit rritja ekonomike.

Kurti tha në Kosovë ekonomia është dyfishuar.

- Reklama -

Ai theksoi se në rritjen ekonomike kanë ndikuar rritja e të hyrave dhe se ka pasur zvogëlim të shpenzimeve qeveritare.

I pari i Qeverisë shtoi se tani buxheti ka 800 milionë euro bonus.

“E arritur e theksuar në këtë vit është rritja ekonomike, praktikisht dy shifrore që ka bërë që të kemi një bonus prej 800 milionë euro në ekonominë tonë. Janë rritur të hyrat, janë zvogëluar shpenzimet e qeverisë, janë rritur të hyrat buxhetori dhe janë zvogëluar shpenzimet qeveritare. Të hyrat buxhetore janë rritur për 30 përqind, eksportet krahasuar me vitin 2020 për 90 përqind e madje 90 përqind krahasuar me vitin 2019”.

Më tutje, Albin Kurti tha se janë rritur edhe investimet e huaja direkte për 53 përqind krahasuar me vitin e kaluar dhe 80 përqind krahasuar me vitin 2019.

“Investimet e huaja direkte janë rritur krahasuar me vitin e kaluar për 53 përqind, e 80 përqind krahasuar me vitin 2019 sa i përket muajve të parë të vitit, ose tre çerekëve të parë siç bëhen matjet. Është interesante si në tremujorin e dytë kishim rritje ekonomike prej 16.3 përqind ndërsa në tre mujorin e tretë 14.3 përqind”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort