Kuvendari nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ilir Baldedaj, e ka akuzuar drejtorin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susurin, se ka punësuar motrën dhe vjehrrën e tij si mësimdhënëse në dy shkolla të kësaj komune.
Sipas një postimi të bërë, Baldedaj ka shkruar se Susuri ka punësuar motrën e tij, Blerina Susuri, si mësimdhënëse në shkollën “Heronjtë e Lumës”, ndërkaq vjehrrën e tij Agnesa Çipa Laçin si mësuese klasore në shkollën “Haziz Tola”.
Por, një gjë e tillë është mohuar nga drejtori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susuri i cili ka thënë se kjo është një gënjeshtër dhe sulm ndaj tij e familjes së tij dhe ka paralajmëruar se sot do të ngreh padi ndaj Baldedajt.
“E gjithë ajo që pash në postimin e Ilir Baldedajt dhe nëpër disa portale është gënjeshtër dhe sulm ndaj meje dhe familjes sime. Madje, ai ka paralajmëruar se sot do të ngreh padi kundër kuvendarit, Baldedaj”, shkruan Susuri.