Përmes një postimi në facebook, kryetari i Prizrenit ka zbuluar çështjen e punësimit të zyrtarëve për fotokopje, dhe paralajmëron se zgjedhjet e parakohshme janë shumë afër.
Postimi i plotë:
Si po duket zgjedhjet janë afër!
Vitin e kaluar, para shpalljes së zgjedhjeve në nivelin qendror, si qeverisje lokale u përballëm me kërkesa enorme për qasje në dokumente dhe informata, siç po ndodh edhe tani.
Vetëm në periudhën shtator-nëntor nga mediat, portalet dhe OJQ-të kemi pranuar rreth 270 pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente zyrtare.
Prej këtyre, rreth 110 pyetje janë në lidhje me çështje dhe tema të ndryshme, ndërkaq kemi pasur 38 kërkesa, ku është kërkuar qasja në rreth 160 dokumente të ndryshme.
Këto kërkesa janë edhe më absurde, duke pasur parasysh që të gjitha dokumentet zyrtare, duke përfshirë edhe njoftimet për kontrata, për dhënie apo anulim të kontratës, por edhe të gjitha kontratat e lidhura me operatorët ekonomik janë të publikuara në ueb-faqen e Komunës së Prizrenit!
E më tej, mos të flasim për dokumentacionet që kopjohen nga hetuesia!
Tash po e kuptoj se pse në disa institucione ka “zyrtarë të lartë për fotokopje”!
Falënderoj zyrtarët komunalë për punën e palodhshme.