Një kompani në Singapor ka lansuar një test të alkoolit për testimin e Covid-19, për të cilin pretendon se mund të japë rezultat në më pak se një minutë.Breathonix, një ndërmarrje e re nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, gjithashtu pretendon se testi i tyre ishte 90 për qind efikas pas një testimi me 180 persona, shkruajnë mediet britanike.
Firma shpreson të marrë dritën e gjelbër nga rregullatorët në fillim të vitit të ardhshëm në mënyrë që të fillojë përdorimi i testit për të diagnostikuar njerëzit me sëmundjen.
Testi kërkon përbërje organike të paqëndrueshme (VOCs) – kimikate në frymëmarrje që lirohen nga qelizat e sëmura në trup.Breathonix aktualisht po zgjeron testimet në të gjithë Singaporin dhe shpreson të përmirësojë saktësinë e testit para se ta hedhë atë në treg në fillim të vitit të ardhshëm.Shkalla e saktësisë së saj u zbulua gjatë një pilot-prove ku përfshiheshin 180 vullnetarë në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive (NCID).
Studiuesit shpresojnë të rekrutojnë deri në 600 pacientë gjatë muajve të ardhshëm për të provuar produktin, i cili është ende në fazën testuese.