- Reklama -

Hoti distancohet nga emërimi i konsullit në Pragë: S’pati koordinim me mua

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është distancuar nga emërimi i Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, konsull në Pragë. Në një reagim në Facebook, Hoti ka thënë se për këtë emërim s’ka pasur koordinim me të si kryeministër.

Ai ka shtuar se për emërimin e Shalës konsull në Pragë është njoftuar nga mediat.

- Reklama -

Të martën KOHA raportoi se deputetit Shala iu shpërblye djali me një nga postet më të rëndësishme në diplomaci, si pazar për votën e 3 qershorit kur Shala pas një vizite që iu bë nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ndryshoi qëndrim dhe ia dha votën vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti. Procesi i caktimit të Shalës konsull u tentua të mbahej fshehtë.

Është zbardhur pazari i mesnatës së 3 qershorit mes presidentit Thaçi, kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj, dhe deputetit Haxhi Shala, pas të cilit ky i fundit ndryshoi qëndrim duke dhënë votën vendimtare për Qeverinë Hoti….

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, ka Hoti në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e...

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort